×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut mund të shtyhet përsëri

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 21:57

    Javë më parë, shtëpia më e futbollit evropian, UEFA vendosi që ndeshjet e muajit mars të shtyhen për në muajin qershor.


    Këtu bën pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila tani është e detyruar të presë deri në qershor për ndeshjen e Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut.

    Saktësisht, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 4 qershor.

    Megjithatë, mediumet sportive në botë raportojnë se futboll në Evropë nuk mund të ketë deri në maj, shkruan Zëri.info.

    Dhe si pasojë e kësaj, as ndeshja e Kosovës në fillim të muajit qershor nuk mund të zhvillohet.

    Andaj, është duke u spekuluar se ndeshjet në fjalë në kuadër të UEFA-s mund të shtyhen për muajin shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!