×
  • Sport
  • Sport

    Neymar urim të veçantë Messit për ditëlindje

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 23:32

    Ylli brazilian, Neymar, ia ka uruar ditëlindjen yllit të Barcelonës, Lionel Messit.


    Neymar e ka uruar Messin nëpërmjet Instagramit.

    “Gëzuar ditëlindjen vëlla. Zoti ju bekoftë gjithmonë”, ka shkruar Neymar në Instagram, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se ditët e fundit mediat e huaja kanë raportuar opër një rikthim të mundshëm të brazilianit në “Camp Nou”.

    Pas këtyre lajmeve, pronari i klubit Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk do të tolerojë “sjellje të lazdruara” në klub, vërejtje që është konsideruar në drejtim të Neymarit.

    Ky i fundit lidhet poashtu edhe me një transferim te Real Madridi. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!