×
  • Sport
  • Sport

    Nuk pranojnë të veshin bikini gjatë turneut, gjobiten sportistet

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 13:14

    Skuadra norvegjeze e hendbollit të femrave është gjobitur me 1500 euro pasi lojtaret nuk pranuan të vishnin bikini gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian të hendbollit në plazh.


    Federata Europiane e Hendbollit tha se e kishte vendosur këtë gjobë për shkak të “veshjes së papërshtatshme”. Lojtaret e Norvegjisë kishin veshur pantallona të shkurtra në ndeshjen kundër Spanjës, të luajtur në Varna të Bullgarisë, veshje që u vlerësua se ishte jashtë rregullave për uniformën në sportin e hendbollit në plazh.

    Kreu i Federatës Norvegjeze të Hendbollit, Geir Lio, tha se gjoba do të paguhej, por shtoi: “Të gjithë duhet të jenë të lirë për të veshur atë që duan, brenda një standardi. Por më e rëndësishme është që sportistët të ndihen rehat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!