×
  • Sport
  • Sport

    Premier Ligë: Zero të infektuar, leje zyrtare për stërvitjet e plota

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 22:51

    Tifozët e shumtë të Premier League, do të presin edhe pak për të shijuar në aksion skuadrat e tyre të zemrës.


    Data 17 qershor është zgjedhur për rifillimin e kampionatit anglez, teksa është dhënë leja zyrtare për kryerjen e stërvitjeve të plota.

    Autoritetet shtetërore kanë dhënë “OK” për rifillimin e stërvitjeve të plota, duke filluar nga data 1 qershor. Vendimi u konfirmua nga Ministri i Kulturës dhe Sporteve, Oliver Dowden. Sot kanë dalë edhe përgjigjet e testeve të radhës ndaj koronavirusit.

    1130 futbollistë dhe pjesëtare të stafeve teknike të Premier League, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore ditën e enjte dhe të premte. Për fat të mirë, nuk ka asnjë rast pozitiv. Një lajm i mirë dhe të gjithë po përgatiten për rifillimin e kampionatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!