×
  • Sport
  • Sport

    Prifti zbulon se Kobe Bryant ishte në kishë pak orë para se të vdiste në aksidentin tragjik me helikopter

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 19:06

    Kobe Bryant, në ditën që u aksidentua me helikopter, kishte shkuar në kishë për t’u lutur, ashtu siç bënte çdo të diele


    Legjenda e basketbollit u nda nga jeta të dielën që shkoi në moshën 41 vjeçare pas një aksidenti me helikopter në Los Angeles, shkruan Reporteri.net

    Por, pak orë para se Kobe të vdiste në helikopterin ku ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe 7 persona tjerë, ai kishte shkuar në kishën katolike ‘Our Lady Queen of Angels’ në Neëport të Kalifornisë.

    “Ne i shtrënguam duart. E pashë se ai e kishte bekuar veten sepse kishte pak ujë të shenjtë në ballin e tij,” ka thënë prifti Steve Sallot.

    Sallot e kujton Bryantin si një person shumë të dhënë pas fesë katolike dhe në njëri i përkushtuar jashtëzakonisht shumë pas familjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!