×
  • Sport
  • Sport

    Pse Kobe Bryant përdorte helikopterin në lëvizjet e përditshme?

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 23:44

    Në një intervistë të dhënë në 2018, ai tregonte se e përdorte helikopterin përditë, pasi nuk dëshironte që të humbiste asnjë moment nga jeta e tij familjare.


    Kobe tregonte rutinën e tij , dërgimin e fëmijëve në shkollë dhe marrjen e tyre më pas, dhe arsyeja se përse përdorte helikopterin dhe jo makinën, ishte trafiku i rënduar.

    Ai shprehej se nuk dëshironte që të bëhej vonë ndërsa i çonte dhe i merrte fëmijët, dhe se nuk lejonte bashkëshorten, pasi dëshironte që të kalonte sa më shumë kohë të mundej me ta.

    Ai thoshte se mezi priste momentin kur i merrte nga shkolla dhe shkonin në shtëpi, pasi aty kalonin kohën më të madhe bashkë me gjithë familje.

    Vajza e tij 13-vjeçare, që me përkëdheli ai e quante Gigi, ishte ajo e cila i kishte trashëguar talentin dhe dëshirën për basketbollin.

    Kur e pyesnin Kobe se a do të kishte dëshirë të kishte një djalë për t’i trashëguar talentin, ai duke qeshur thoshte se Gigi kujdeset më së mirë për këtë pjese, dhe aftësia e saj është shumë e veçantë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!