×
  • Sport
  • Sport

    Rashica reagon për herë të parë pas lëndimit që do ta lë jashtë fushave deri në fund të janarit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 15:33

    Milot Rashica ka pësuar një lëndim në stërvitjen e Werderit dhe do t’i mungojë skuadrës deri në fund të janarit të vitit 2021


    Sulmuesi kosovar nuk po ka fat pasi kohëve të fundit ka pësuar lëndime të shpeshta, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht kësaj vushtrriasi nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe ka postuar një foto me një mbishkrim motivues.

    “Nëse rrëzohesh shtatë herë, ngrihu tetë herë,” ka shkruar Rashica.

    Ndryshe, Rashica flitet se po kërkohet nga shumë klube, por ky lëndim ndoshta do t’ia shtyejë atij një transferim të mundshëm të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!