×
  • Sport
  • Sport

    Reali publikon listën e lojtarëve të ftuar në Ligën e Kampionëve, mungon Hazard

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 17:31

    Reali dhe Club Brugge do të zhvillojnë nesër takimin e tyre në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.


    Tashmë tekniku, Zidane ka konfirmuar listën e lojtarëve të ftuar, ku nga gjithë 19 futbollistët mungon Ede Hazard, shkruan Reporteri.net.

    Pra, belgu nuk do të jetë pjesë e Realit kundër, Club Brugge, takim ky që zhvillohet nga ora 21:00, kjo pasi është duke u riaftësuar nga lëndimi.

    Tashmë Reali e ka siguruar kualifikimin tutje, pasi ndodhet në pozitën e dytë me 8 pikë të grumbulluara.

    Më poshtë lista e të ftuarve nga Zidane:

    Kujtojmë se përveç Hazard, të grumbulluar nuk janë as Asensio, Marcelo, Rodrigues dhe Lucas, pasi të gjithë janë të lënduar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!