×
  • Sport
  • Sport

    Revolta në stadium, tifozi i Arsenal bën gjestin e madh për Xhakën

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 23:18

    Nervozismi i treguar në fundin e takimit kundër Crystal Palace ka “thyer” gjithçka mes Granit Xhakës dhe tifozëve.


    Mesfushori me origjinë shqiptare, por që mbron ngjyrat e Zvicrës nuk i kurseu nervat në momentin që po i linte vendin Saka, në barazimin 2-2 që Arsenal mori në shtëpi ndaj Palace.

    Kjo për shkak të thirrjeve të shumta nga ana e tifozëve, të cilët janë të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tyre dhe konkretisht kapitenit Xhaka.

    Por, për të “thyer” akullin e vendosur me 27 vjeçarit dhe grupit të tifozëve të “topçinjve” ka menduar një tifoz londinez.Përmes një statusi në “Tëitter” i është vërsulur shokëve të tij, tifoz të Arsenalit, duke i konsideruar si toksit.

    “Eboue u akuzua. Ramsey dhe familja e tij u larguan mes revoltës. Wenger u largua dhe tani po e kërkojmë. Tani, Mustafi dhe Xhaka. Në fund do të shënjestrojnë Unai Emery. Kjo vjen nga ajo klasë tifozësh që thonë mburren me traditën e historinë tonë me krenari. Çfarë njerëzish toksik jemi bërë,” shkruan tifozi.

    Nuk dihet ende mbarëvajtja e marrëdhënieve mes Xhakës dhe tifozëve, por edhe me trajnerin, me mesfushorin që u shfaq mjaft i nervozuar pas zëvendësimit, duke e përplasur fort dorën me spanjollin, Emery.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!