×
  • Sport
  • Sport

    Rrahu pa dhimtë futbollistët e grupmoshave, trajneri shqiptar shoqërohet në polici

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 12:46

    Ndue Tarazhi, trajneri që u bë i njohur si pasojë e videos virale në rrjetet sociale ku ai shihej që rrihte dhe ofendonte lojtarët e U17 në Laç, u ndalua nga forcat e rendit.


    Tarazhi, do të merret në pyetje për të sqaruar pozicionin e tij në këtë skandal.

    Ndue Tarazhi në fakt është shkarkuar pak kohë më parë nga ky pozicion e po ashtu duhet thënë se video në fjalë nuk është aktuale, por është realizuar pak kohë më parë.

    Tarazhi shihet duke goditur disa lojtarë të rinj pas humbjes së një ndeshjes e nuk kursen ndaj tyre edhe ofendime të rënda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!