×
  • Sport
  • Sport

    Sakho me rrëfim emocional, e krahason futbollin me xhungël

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 14:07

    Futbolli është një xhungël e madhe ku mbijeton më i forti.


    Fati luan një rol kryesor në këtë fushë, megjithatë ka dhe prej atyre lojtarëve që ishin të detyruar të ecnin në këtë rrugë duke mos pasur asnjë alternativë tjetër.

    Sinonimi i duhur i një situate të tillë është Mamadou Sakho.

    Ai ka rrëfyer vuajtjet e tij që në fëmijëri.

    “Kam humbur babanë kur isha 13 vjeç. U bëra shpejt burrë. Për mua nuk ishte një opsion të luaja futboll, për mua ishte një detyrim.

    “Nëse dikush më pyet nëse ishte e vështirë të isha kapiten i PSG 17 vjeç, për mua më e vështira ishte të bëhesha kapiten i familjes sime në moshën 13-vjeçare”, tha ish-lojtari i Liverpoolit.

    Mbrojtësi 30-vjeçar luan momentalisht për Crystal Palace.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!