×
  • Sport
  • Sport

    Shpërblehet Marash Kumbulla

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 9:35

    Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSKA-Sofia në kuadër të Europa Leagues.


    Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, duket se po luan një jetë të tërë me fanellën e Romës, e jo si një lojtar që vetëm pak muaj më parë e veshi për herë të parë fanellën e këtij klubi, raporton Gazeta Express.

    Ai vazhdon ta forcojë vendin e titullarit me paraqitje pozitive ndeshje pas ndeshje.
    Pavarësisht se Roma barazoi në sfidën e radhës, në shtëpi kundër PFC CSKA-Sofia në kuadër të Europa Leagues, 20-vjeçari bëri paraqitje pozitive.

    Nga “sofascore.com”, që bën vlerësimin e futbollistëve, Marash Kumbulla ka marrë notën 7.7, menjëherë pas portierit Pau Lopez (7.9).

    Në përgjithësi, nga 22 futbollistët në fushë, Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë në sfidën që u zhvillua në Olimpico, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të nxjerrë diçka më shumë nga ky takim pas asaj që bëri në San Siro ditë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!