×
  • Sport
  • Sport

    Shpresat e Kosovës mposhten nga Anglia, vendosin dy golat e pjesës së parë

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 22:00

    Anglia U21 ka shënuar fitore ndaj Kosovës U21 me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për në EURO 2021.


    Ndeshja nisi më mirë anglezët që fituan penallti në minutën e 10-të, kur portieri ynë Leo Besson, shkaktoi penallti.

    Rhian Brewster ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

    Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 27-të, Cole Palmer gjeti rrjetën për 2-0.

    Kosova sa i përket rasteve, provoi të gjejë rrjetën, por nuk arritën ta bënin këtë gjë.

    Pjesa e dytë ishte pothuajse e barabartë, pasi edhe Kosova kishte rastet e veta, por rrjetat heshtën.

    Grupit G i prin Republika e Çekisë me 6 pikë nga 2 ndeshje, ndërsa Anglia, Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria kanë nga 3 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!