×
  • Sport
  • Sport

    Shtatë arsye pse Barcelona nuk mundi të nënshkruante me De Ligt

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 10:17

    Barcelona e donte atë, por në fund Matthijs de Ligt nënshkroi me Juventusin.


    19-vjeçari po shkon në Torino dhe ka disa arsye pse ai nuk u bashkua me ish-shokun e tij të Ajaxit, Frenkie de Jong në Camp Nou.

    Paga te Barcelona

    1.Paga e tij Barcelona nuk ishte sikur ajo që i ofroi Juventus. Agjenti i tij Mino Raiola po kërkonte 12 milionë euro në vit për klientin e tij dhe Barcelona tha jo.

    Pagesa për Raiolën

    2.Nuk është lehtë të merresh me Raiolën, sidomos kur ai dëshiron një pjesë të taksës së transferimit dhe klubi katalanas nuk ishte i gatshëm të paguante shumën që kërkonte.

    Ka mjaftë lojtarë që luajnë pozitën e tij

    3.Barcelona nuk e kishte shumë të domosdoshëm De Ligt-in për pozicionin ku ai luan, pasi ata tashmë kanë disa opsione në atë pozitë me Gerard Pique, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo.

    Akoma i pakompletuar

    4.Fakti që disa në klub mendonin se De Ligt ende ka disa aspekte të lojës së tij që duhet t’i përmirësoj, ishte edhe një faktor që ai nuk shkoi në Barcelonë.

    Dëshira për të shkuar te Barcelona

    5.De Jong, kishte shumë dëshirë të shkonte te Barcelona dhe të gjithë ata që ishin në klub ishin të entuziazmuar nga padurimi i tij. De Ligt, nga ana tjetër, nuk ishte aq i angazhuar për idenë e bashkimit me Barcelonën dhe në fund të fundit nuk shkoi atje.

    Nënshkrimi eventual me Neymar

    6.Pritja për të nënshkruar me Neymar bëri që Barcelona të jetë e rezervuar, shkaku i mungesës së parave për të nënshkruar me të dy. Kjo ishte një nga arsyet pse Barcelona nuk donte të rrezikonte t’i harxhonte paratë me holandezin.

    Këmbëngulja e Juventusit

    7. Juventus dëshironte me çdo kusht ta kishte holandezin në radhët e veta, dhe hezitoi që atij t’i plotësonte kërkesat, dhe në fund ashtu ndodhi. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!