×
  • Sport
  • Sport

    Sondazhi i UEFA-s: Tifozët e shohin Kosovën si fituese sonte në ndeshjen me Andorrën për “Euro 2024”

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 18:18

    Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    “Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

    Të udhëhequrit e Alain Giresse synojnë fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese, pas barazimit 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë.

    Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

    Në anketën për ndeshjen Kosovë – Andorrë, 84% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 11% mendojnë se triumfon Andorra.

    5% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!