×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet ajo çka e tha Reporteri.net: Milani i vjen Feronikelit në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 16:17

    Është zyrtarizuar ardhja e gjigantit italian Milan në Kosovë.Kuqezinjtë do të luajnë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë një ndeshje miqësore.


    Kundërshtari i Milanit në këtë takim do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli. Lajmi është konfirmuar nga organizatori i kësaj ndeshje Agron Selimi.

    Ky i fundit ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook së bashku me kryetarin e Niklit, Naser Ramaj.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Erlind Krasniqi zëdhënës i Feronikelit.

    “Po është zyrtare, Feronikeli do të luajë me ekipin e njohur Italian Milan”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net.

    Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë në vend që raportoi se ekipi i Milanit do të luajë me Feronikelin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!