×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Bayernit: I kënaqur me kualifikimin, Barcelona si çdo kundërshtar tjetër

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 10:19

    Hanski Flick është ndarë i kënaqur me kualifikimin e Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan Chelsean.


    Bayerni fitoi me rezultat 4-1 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Allianz Stadium ndaj Bluve dhe kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 7-1.

    Kjo fitore dhe ky kualifikim në çerekfinale e ka kënaqur trajnerin e Bavarezëve, Flick, i cili e pret me qetësi takimin ndaj Barcelonës.

    “Jam shumë i kënaqur. Ne donim të fitonim, donim të zgjidhnim ndeshjen herët dhe kjo është pikërisht ajo që bënë lojtarët”, ka thënë fillimisht Flick pas ndeshjes.

    “Ne do të përgatitemi për Barcelonën si për çdo kundërshtar tjetër”.

    “Duam të tregojmë përsëri pikat tona të forta, të jemi 100 për qind të përqendruar dhe të tregojmë cilësitë tona në lojë”.

    “Ne nuk po përqendrohemi vetëm te Messi, duhet të jemi të vetëdijshëm për çdo lojtar”, përfundoi trajneri i Bayernit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!