×
  • Sport
  • Sport

    Volejbollistja kosovare infektohet me koronavirus

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 14:42

    Sekretari i Federatës së Vojelbollit të Kosovës, Valon Nikqi, ka bërë të ditur se volejbollistja e infektuar me koronavirus është sportiste e një klubi të ligës elitare të volejbollit në Kosovë dhe se ajo është infektuar nga kontakti me familjarë.


    Pas infektimit të futbollistit të Dritës, Izair Eminit, me virusin Covid-19, sot u raportua se edhe një vollejbolliste nga Kosova është infektuar me këtë virus. Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Valon Nikqi.

    “Po, mund ta konfirmoj. Por, ajo s’ka pasur të bëjë asgjë me aktivitete. Ajo e ka marrë virusin nga një familjare, që nuk ka të bëjë asgjë me sport. Ajo është e karantinuar me familjen e vet”, ka thënë Nikqi për Express.

    “S’ka pasur kontakt me sportiste të tjera, pasi që ekipet janë jashtë stërvitjeve dhe nuk kanë kontakte lojtaret qysh prej marsit”.

    “Ajo është nga një qytet tjetër dhe luan për një… Ajo është lojtare e Superligës”, përfundoi Nikqi, përderisa insistoi se nuk mund të zbulojë detaje të tjera në mënyrë që t’i respektohet privatësia.

    Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Bordi i FVK-së diskutoi për mundësinë dhe mënyrën e vazhdimit të garave të ndërprera për shkak të pandemisë Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!