×
  • Sport
  • Sport

    Wilder nuk përmbahet, drejton akuza të ashpëra për karrierën e MIKE TYSON

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 18:44

    Kur mbretëroi si kampion i WBC në peshën e rëndë, Deontay Wilder vazhdimisht u krahasua me ish-kampionët e boksit.


    Shumë kritikë thanë se Wilder mbronte titullin e kampionit me kundërshtarët më të vegjël, madje thanë tutje, se po të ishte në epoken e Mike Tyson kjo nuk do t’i zgjaste shumë, shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, në një lidhje Live në “Instagram”Wilder “shpëtheu”, kur u përmed kjo temë, madje ai adresoi kritika të ashpëra kundër ish-kampionit të botës, Mike Tyson.

    “Ju nuk e dini historinë tuaj, ju nuk dini se çfarë janë fakte, nuk e dini. E gjithë ajo që dini është ajo që dëgjoni.

    “Të gjithë ne si jemi si Tyson, natyrisht. Ne i duam të gjithë, ata bënë një punë të shkëlqyeshme.

    “Të gjithë u trembën nga Mike Tyson, le ta përballen, për shkak të agresionit të tij, mënyrës se si ai do ta thoshte atë, gjërat që ai do të bënte.

    “Por, unë kam vetëm një pyetje për ju. Me sa njerëz të famëshëm u ndesh Mike Tyson që ju e lavdëroni?”, u shpreh Wilder.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!