×
  • Sport
  • Sport

    Zgjohet Bayerni, mposht Frieburgun dhe shkon +4 nga Leipzigu

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 18:21

    Bayerni i Mynihut rigjen buzëqeshjen pas dy rezultateve negative në Bundesligë (u mposht 3-2 nga Gladbachu) dhe Kupën e Gjermanisë (u eliminua nga Holsteil Kiel).


    Në javën e 16-të të elitës së futbollit gjerman, skuadra e Hasi Flick fitoi 2-1 ndaj Frieburgut, që vinte në këtë transfertë pas një serie prej 5 fitoreve radhazi në kampionat.

    Në “Allianz Arena” u luajt një ndeshje e luftuar, edhe pse kushtet e motit nuk e ndihmonin spektaklin. Bavarezët shënuan që në minutën e 7-të me të zakonshmin Robert Lewandowskin, i shërbyer në këtë rast nga Thomas Muller. Për minuta të tëra rezultati mbeti i pandryshuar, për të ardhur më pas te goli i barazimit, i shënuar nga Petersen në të 62-ën.

    Bayerni nuk mund të pranonte një tjetër rezultat zhgënjyes, ndaj shtoi presionin në gjysmëfushën e Frieburgut derisa gjeti golin e dytë me Thomas Muller në minutën e 74-t. Përfundoi 2-1 për Baynernin kjo sfidë e zhvilluar në “Allianz Arena”, rezultat që i çon kampionët e Bundesligës në kuotën e 36 pikëve, katër më shumë se Leipzigu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!