×
  • Sport
  • Sport

    Zi e terr për Interin e Milanin, kundërshtohen planet për stadiumin e ri

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:31

    Nuk ka dritë në fund të tunelit për ekipet nga Milani, pasi iu është kundërshtuar kërkesa për stadiumin e ri.


    Klubet ikonike nga qyteti i Milanos kishin propozuar planin e tyre për ta rrëzuar stadiumin legjendarë ‘San Siro’ dhe për ta ndërtuar një të ri, shkruan Reporteri.net

    Këshilli lokal i qytetit i përkrahi planet për ta rinovuar atë zonë të qytetit, mirëpo e kundërshtoi synimin e dy klubeve për ta eliminuar plotësisht San Siron aktual.

    “Zgjidhja më e mirë për San Siron do të ishte një kombinim: hapësira komerciale për zhvillim, por edhe zvogëlimi i kapacitetit të zonës së përdorshme për qytetin”, ka thënë Sala.

    “Ne duhet ta vlerësojmë aspektin financiar, por kjo do të ishte gjëja më e mirë për qytetin, pasi që futbolli në Milan nuk i takon vetëm Serisë A, por edhe futbollit të vajzave dhe ekipeve të të rinjve”.

    “Në këtë aspekt, zvogëlimi i kapacitetit të San Siros do të ishte një zgjidhje e mirë. Nuk e di nëse është e mundur, por unë u kërkoj klubeve të tentojë me të vërtetë ta gjejnë një jetë të re për San Siron”.

    Kjo nuk do të thotë se Interi dhe Milani nuk mund ta ndërtojnë një stadium të ri, mirëpo stadiumi aktual ‘San Siro’ duhet të qëndrojë në një mënyrë apo tjetër./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!