×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Premier League rifillon me 17 qershor

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 16:28

    Për të gjithë adhuruesit e futbollit anglez, sot vjen një lajm i madh.


    Klubet e Premierligës kanë rënë dakord për datën e rifillimit e cila do të jetë 17 qershori, në atë që është një progres i madh për planet e tyre të Projektit Rifillimi, sipas Telegraph, përcjell GazetaBlic.

    Premierliga është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të përfundojë planet për ta rikthyer sezonin pas pezullimit të tij në fillim të marsit në mes të krizës së koronavirusit.

    Dhe tani duket se gjithçka po shkon drejt finalizimit, pasi kampionati anglez pritet të kthehet në mesin e qershorit.

    Kampionati do të nis me super sfidën mes Manchester City dhe Arsenal.

    17 qershori, megjithatë, i lë vetëm tre javë kohë menaxherëve që të përgatitin skuadrat e tyre për ndeshjen e parë pas pandemisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!