U braktis shkaku mbipeshës, shikoni sot çfarë bukuroshe është

Një vajzë e re që dikur ishte në mbipeshë ka arritur të bëhet kampione nacionale e bikinit, pasi për plotë dy vite me radhë ushtroi pandërprerë në palestër kur i dashuri e kishte braktisur për shkak të mbipeshës.


Kinezja 21-vjeçe, Wei Xiaoting, ka pranuar se si ish-i dashuri e kishte braktisur pasi peshonte 75 kilogramë, dhe e kishte cilësuar si “shumë të trashë”, transmeton Telegrafi.

“Ai ka qenë i dashuri im i parë dhe kemi qenë në lidhje për dy vite. Një ditë gjatë vitit 2016 u rikthye në vendlindjen e tij, dhe asnjëherë nuk u shfaq më”, ka deklaruar Xiaoting duke kujtuar me emocione momentin kur ishte braktisur nga partneri.

Në atë kohë, Xiaoting ishte studente në një kolegj në jug të Kinës, kurse partneri i saj ishte shtatë vite më i vjetër. Ajo pranoi se lidhja me të për pak sa nuk e kishte traumatizuar.

“Ai luante ragbi dhe shpesh shkonte në palestër për të bërë ushtrime. Nganjëherë shkoja me të, por ai më thoshte në prezencë të tjerë: ‘shiko linjat trupore që i ke, ti kurrë nuk do të mund të fitoje në ndonjë garë të fitnesit”, ka shtuar Xiaoting.

Por, nuk ishte vetëm i dashuri që e turpëronte, por edhe kolegët në kolegj.

“Shumë më thoshin se jam shumë e trashë. Askush prej bashkëmoshatareve nuk dëshironte të shoqërohej me mua. Por, gjithçka ndryshoi kur vendosa të shkoj çdo ditë në palestër për të ushtruar”, ka shtuar kinezja e cila sot bën jetë luksoze dhe menaxhon një palestër fitnesi në Shenzhen.

Ajo tha se fyerjet vetëm sa e kanë bërë më të fortë, dhe kështu ka ndërtuar një trup muskulor që shumë femra ia kanë lakmi, duke fituar tituj të ndryshëm.