×
  • Extra
  • Tech&Auto

    1 milion dollarë nga Apple për këdo që mund ta hakojë një iPhone

    Reporteri
    10 Gusht 2019 | 19:46

    Apple ka vendosur që të ofrojë deri në 1 milion dollarë për hakerat që mund të gjejnë dobësi në teknologjinë e tyre.


    Shuma e plotë prej një milion dollarësh do t’i shkojë personit që mund të hakojë kernelin – thelbi i sistemit iOS – me zero klikime nga pronari i iPhone, transmeton Indeksonline.

    Ekziston gjithashtu një shpërblim prej 50 përqind për hakerat që mund të gjejnë dobësi në sistemin e ri operativ ndërsa janë akoma në formë beta.

    “Apple do të jetë i gatshëm të ekspozojë dhe të korrigjojë çdo dobësi teknologjike”, tha shefi i inxhinierisë së sigurisë së Apple, Ivan Krstic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!