×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Audi lidh makinat me semaforët për të arritur gjithnjë dritën e gjelbër

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 12:35

    Prodhuesi gjerman i automjeteve , “Audi” kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt duke filluar nga muaji korrik.


    Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

    Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!