×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Google akuzohet se ka shpërndarë të dhënat personale

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 17:02

    Megjithëse produktet e Google janë në pjesën më të madhe falas për përdoruesit, këta të fundit në kthim ofrojnë disa nga informacionet e tyre private për kompaninë.


    Ky informacion mund të përdoret për qëllime marketingu dhe reklamimi, kështu që nuk është për t’u habitur që ne po shohim gjithnjë e më shumë reklama të synuara.

    Sidoqoftë, Google duket se ka shkuar një hap më tej kur bëhet fjalë për gjurmimin e përdoruesve, por kësaj radhe pa dijeninë e tyre.

    Sipas një raporti nga Financial Times, shfletuesi Brave ka akuzuar Google se gjurmon përdoruesit përmes faqeve të fshehura të internetit, përmes të cilave informacionet e përdoruesve janë mbledhur dhe më pas përdoren për qëllime marketingu.

    Ky informacion u zbulua fillimisht nga Johnny Ryan, një drejtues i politikës së intimitetit në Brave, i cili gjeti faqet e internetit sekrete pasi pa të dhënat e tij të gjurmimit të tregtuara në bursën e aksioneve të marketingut në Google.

    Pas kësaj, informacioni i shpalosur iu dërgua autoriteteve rregullatore në Irlandë për kërkime.

    Në përgjigje të këtij zbulimi, një përfaqësues i Google vuri në dukje se kompania nuk porosit reklama të personalizuara dhe as nuk kryen ankande me përmbajtje të tilla pa pëlqimin e përdoruesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!