×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kalkulohet versioni më i gjatë i numrit Pi

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 16:48

    Një punonjëse e gjigantit teknologjik Google ka thyer rekordin në kalkulimin e numrit Pi, duke arritur të llogarisë versionin më të gjatë të këtij numri konstant matematikor, transmeton AA.

    Emma Haruka Iwao, e cila jeton në Japoni, ka kalkuluar një version prej 31 trilionë shifrash të numrit Pi me ndihmën e 25 makinave kalkuluese virtuale Google Cloud me rastin e ditës botërore të këtij numri, që shënohet më 14 mars, raportoi BBC.

    Iwao e ka përfunduar llogaritjen brenda 121 ditëve, ndërsa gjatë procesit janë nevojitur të dhëna në madhësi prej 170 terrabajtësh.

    “Jam shumë e habitur. Ende po përpiqem të mësohem me këtë të vërtetë. Vërtet ishte vështirë të thyhet rekordi botëror”, ka thënë Iwao, duke theksuar se që nga fëmijëria ka qenë e ndikuar nga numri Pi.

    Ajo ka shtuar se nuk ka një fund në numrin Pi dhe se dëshiron të çojë tutje rekordin.

    Siç thuhet, do të duheshin 332.064 vite për ta artikuluar këtë numër prej 31 trilionë shifrash me fjalë.

    Rekordi i mëparshëm i llogaritur përbëhej prej 22 trilionë shifrash.

    Numri konstant matematikor Pi, i cili fitohet duke pjesëtuar perimetrin e një rrethi me diametrin e tij, përdoret në fusha si inxhinieria, fizika, superkompjuterët dhe hulumtimet hapësinore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!