×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Keni përdorur aplikacionin FaceApp? Mos u çuditni nëse nesër e gjeni foton tuaj në reklamat për kondomë!

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 9:26

    Aplikacioni “FaceApp” për celularë, për vetëm 24 orë ka thyer të gjitha rekordet, duke u bërë më i shkarkuari i ditëve të fundit në Playstore dhe Appstore. Fotot e modifikuara me këtë aplikacion kanë pushtuar rrjetet sociale.


    Por ekspertët kanë lëshuar alarmin se ky aplikacion përbën rrezikshmëri të lartë për të dhënat personale, transmeton Reporteri.net.

    Avokatja amerikane, Elizabeth Pots Weinstein paralajmëroi nëpërmjet Twitter rreth kushteve të përdorimit të këtij aplikacioni,  në çka ajo gjeti informata mjaft shqetësuese.

    Kushdo që instalon aplikacionin pranon kushtet e përdorimit të tij, me çrast  FaceApp merr “qasje të përhershme, të pakthyeshme dhe globale për të përdorur, modifikuar, përshtatur, publikuar emrin e përdoruesit në të gjitha formatet dhe kanalet e formuara ose të zhvilluara më vonë, pa kompensim për ju”.

    Për ta përkthyer përdoruesit i kanë dhënë leje aplikacionit FaceApp për të përdorur fotografitë e tyre, emrin dhe mbiemrin, dhe çdo gjë tjetër që mund të kenë nevojë, duke përfshirë edhe reklamat. Pra, nëse e keni instaluar aplikacionin, mos u habitni nëse fotografinë tuaj e gjeni në një poster reklamash për, për shembull, kondom, ilaçe kundër impotencës ose diçka tjetër të ngjashme.

    Kujtojmë se dje Senatori amerikan Chuck Schumer kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp.

    Në një dokument të publikuar në Twitter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se, “të dhënat personale të qytetarëve amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!