×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shanset janë të mëdha që personi i parë që shkel në Mars të jetë grua

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 14:25

    Shanset që personi i parë që do të shkelë në Mars të jetë një grua, janë mjaft të mëdha. Kështu tha sot drejtori i agjencisë hapësinore amerikane Nasa, Jim Brydenstein.

    Ai nuk përmendi ndonjë emër të veçantë, por tha se gratë janë në ballë të përpjekjeve të ardhshme të agjencisë.

    Në një emision radioje, Brydenstin i pyetur nga një qytetar në Twitter nëse gratë do të përfshihen në misionin për eksplorimin e planetit të ri, Brydenstein u përgjigj: “absolutisht”.  Për më tepër, shtoi ai, personi  i ardhshëm që do të zbres në Hënë mbase do të jetë një grua, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

    Gratë e para u bashkuan me ekipin e NASA-s në vitin 1978. Sot, 34 për qind e astronautëve aktivë janë gra./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!