×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Themeluesit e Google largohen nga postet kyçe të kompanisë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 9:54

    Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, kanë njoftuar se po tërhiqen nga rolet kyçe në kompaninë amë të gjigantit në internet.


    Ata do të lënë rolet e tyre përkatëse si shefi ekzekutiv i Alphabet dhe presidentit të kompanisë, por do të mbeten anëtarë të bordit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Google, Sundar Pichai do të marrë pozitën e drejtorit ekzekutiv të Alphabet, thuhet në deklaratë.

    Alphabetu krijua në vitin 2015 si pjesë e një ristrukturimi korporativ të Google, të cilin Page dhe Brin e themeluan në një garazh në Kaliforni në vitin 1998.

    Kompania amë kishte për qëllim t’i bënte aktivitetet e gjigantit të teknologjisë më të përgjegjshme, pasi ajo u zgjerua nga kërkimi në internetit në zona të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!