Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet në Kosovë po trajtohen për COVID-19 gjithsej 629 persona.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.
Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 245 raste të reja.
/Reporteri.net/