×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Pesë të lënduar nga aksidenti në Strellc, Policia jep detajet

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 20:02

    Gazeta online Reporteri.net pak më parë raportoi për një aksident në fshatin Strellc të Deçanit, ndërmjet dy automjeteve.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

    Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompentente.

    “Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi.

    Një automjet dhe një kamion mikser përfshihen në një aksident në Strellc të Deçanit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!