×
  • Lajme
  • Lajme / Fotografi

    Një automjet dhe një kamion mikser përfshihen në një aksident në Strellc të Deçanit

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 19:05

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Strellc të Deçanit.

    Nga fotografitë e siguruara nga gazeta online Reporteri.net shihet se në aksident janë përfshirë një kamion mikser, një veturë e tipit Audi dhe një Golf 4.

    Vetura e tipit Audi shihet në pamje se ka pësuar dëmtime të mëdha.

    Reporteri.net ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Rugova tha se nuk ka informacione lidhur me këtë aksident.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!