Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në dy ditët e ardhshme në vendin tonë.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.