×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri emocionohet pasi rikandidohet për kryetar të Gjilanit, shihet me lot në sy

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 12:18

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit. Në këtë mbledhje pas zyrtarizimit, Haziri është parë i emocionuar, me lot në sy.


    Lutfi Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK’së në Gjilan.

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK’së është në anën e tyre.

    “Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë Abdixhiku.

    Ndërkaq pas zyrtarizimit të kandidaturës, Haziri është parë i emocionuar dhe me lot në sy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!