×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj kujton momentin e çlirimit të Kosovës, tregon me kë ishte dhe emocionet

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 20:40

    Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ka rrëfyer se ku ka qenë, me kë dhe si është ndjerë.


    Ai ka treguar se ka qenë me një nga gjeneralët e NATO-s në Krume të Shqipërisë që mbikëqyrte kufirin Kosovë-Shqipëri.

    “Ka qenë një moment i hutimit, e pabesueshme që një ëndërr shekullore po bëhej realitet. Ishte ardh momenti që ai gjenocid, okupim shekullore, ajo tendencë e shfarosjes dhe të gjitha bashkë po merrnin fund dhe po vinte një epokë tjetër, po vinim nga epoka e robërisë në epokën e lirisë. Ma merr mendja se një pjesë e madhe e kanë të vështirë me përshkruar at moment”, ka deklaruar Limaj, në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit, ku për nder të kësaj dite për vizitë dy ditore në Prishtinë qëndruan ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Medeline Albright, dy njerëzit më meritorë pse kosovarët sot jetojnë të lirë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!