×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e janarit

    Cameron flet në OKB për vizitën në Kosovë: Kur u ktheva i thashë Stoltenbergut që duhet ta forcojmë NATO-n

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 11:21

    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në seancën e mbajtur dje në Këshillit e Sigurimit të OKB-së ku u fol për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse, u përmend edhe Kosova, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ish-kryeministri britanik, tashm sekretar i Jashtëm foli për vizitën që kishte pasur në Kosovë në janar të këtij viti.

    Cameron tha se pas kthimit nga kjo vizitë që kishte pasur, kishte kontaktuar sekretarin e NATO-s, Stoltenberg të cilit i kishte thënë se duhet forcuat KFOR-i.

    “Unë kam qenë i sinqertë me Vuçiqin për atë që ata po bëjnë në rajon dhe rëndësinë e respektimit të vendeve të tjera dhe zgjedhjeve të tyre sovrane. Kam qenë në Kosove dhe kam kaluar kohë me KFOR-in, e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim qe duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa te disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.

    Ai tha se është dëshpëruese se si Serbia dhe Rusia po bëjnë fushatë kundër rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës.

    “Jashtëzakonisht dëshpëruese që Serbia dhe Rusia po bëjnë fushatë kundër rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës. Srebrenica ishte një gjenocid, një nga ngjarjet më të këqija në Evropë në dekadat e fundit. Mbretëria e Bashkuar do të votojë për rezolutën, do të flasë për të dhe do të thërrasë ata që e kundërshtojnë”, tha dje Cameron në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!