×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i i dhuron komplete futbolli ekipit të vajzave të Deçanit

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 11:40

    Dje ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim (RC-W) dhuruan komplete futbolli për ekipin e femrave të komunës së Deçanit.

    Dhurimi i pajisjeve dhe veshjeve sportive për femrat buron nga bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe proaktiv i celulës CIMIC të RC-W dhe është pjesë e projekteve të KFOR-it me qëllim të mbështetjes dhe promovimit të barazisë gjinore dhe krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës duke eliminuar pabarazinë në sport.

    KFOR-i zbaton mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të ofruar gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes.

    KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX- it, përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë, me të cilët KFOR-i punon në koordinim të ngushtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!