“A ju kujtohet Albin Kurti, i ri, ai që avokonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Ku është ai?, është pyetur kryeministri Kurti nga gazetari i gazetës spanjolle “El periodico” , ku ka dhënë një intervistë gjatë qëndrimit në Madrid.
Pyetjes sfiduese të gazetarit, Kurti i është përgjigjur shkurt duke thënë se “Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme, dhe se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, aty ku tashmë ndodhet edhe Shqipëria.
Kurti në fund ka përmendur se shteti ynë siç ka thënë ai është në “rrezik të vazhdueshëm për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë me Rusinë”.
“Kemi më shumë se një shekull problem me Serbinë dhe e kemi në tërësi të kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy kombe të ndryshme, por dy shtete të ndryshme, e njëjta gjuhë, e njëjta origjinë kulturore… dhe Shqipëria është në NATO, ne duam të anëtarësohemi gjithashtu: jemi në rrezik të vazhdueshëm për shkak të marrëdhënieve të forta të Serbisë me Rusinë”, ka thënë shkurt Kurti.