×
  • Lajme
  • Botë

    ​Merkel mbetet politikania më e dashur për gjermanët

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 18:24

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur nga gjermanët me 59 pikë, megjithë rrezikun e recesionit ekonomik, krizën e klimës dhe rezultatet jo të mira në zgjedhjet e landeve.


    Ndërkohë, e preferuara e saj, Annegret Kramp-Karrenbauer ka shënuar rënie në vendin e 33-të, sipas sondazhit të Rtl-N-TV.

    “Besimi i qytetarëve gjermanë ndaj Angela Merkel mbetet i paprekur”, theksoi presidenti i sondazhit të opinionit publik ”Forsa”, Manfred Guellner.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!