×
  • Lajme
  • Botë

    Autobusi me 12 udhëtarë del nga rruga, bie në një plazh

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 8:07

    Shoferi i një autobusi humbi jetën pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga dhe ra nga rreth 6 metra lartësi.


    Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin italian të Capri. Autobusi përfundoi në një plazh tejet të populluar ku pushuesit po bënin banjë dielli.

    Mediat italiane shkruajnë se disa prej pushuesve, të frikësuar nga zhurma e madhe u zhytën në det për të gjetur strehë.

    Autoritetet italiane thanë se shoferi humbi jetën pak kohë pas aksidentit për shkak të një ataku në zemër. Mbetet e paqartë nëse ai pësoi atak në zemër para aksidentin apo pas. Në autobus ndodheshin 12 persona, bashkë me shoferin, në momentin që u rrëzua.

    ANSA shkruan se në total të plagosur nga kjo ngjarje mbetën 28 persona, të cilët u dërguan në spital. Pjesa më e madhe e të lënduarve, mes tyre turistë nga Franca dhe Libia, mbetën të plagosur lehtë. Ata nuk ishin në autobus, por u lënduan nga mbetjet e shkaktuara nga rënia e mjetit. 4 prej të plagosurve, përfshirë një djalë i vogël, u dërguan me helikopter drejt spitalit të Napolit.

    Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende. Autoritetet kanë nisur hetimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!