×
  • Lajme
  • Botë

    Censura e gazetarëve në Kinë mund të ketë qenë një nga faktorët që ndikuan në shpërthimin e pandemisë

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 22:01

    Frika nga persekutimi dhe censura periodike përkundrejt gazetarëve kinezë ka qenë një nga shkaqet kryesore që ka ndikuar në përhapjen e pandemisë COVID-19 që gjunjëzoi ekonominë globale.


    Sipas “Reporterë pa Kufij” të shumtë kanë qenë gazetarët që kishin dijeni për rrezikshmërinë e virusit që kishte shpërthyer në Wuhan dhe shumë shkencëtarë dhanë dëshmi për të mbështetur këto informacione, por represioni i fjalës së lirë, bëri që masat anti-COVID të hynin në fuqi më vonë nga sa do të ishte e nevojshme për të “izoluar” virusin që në origjinë.

    Në raportin për lirinë e shtypit, i cili u publikua ditën e sotme, Kina renditet e 177-a nga 180 vende në botë për nga liria e shtypit, një pozicion ky i frikshëm duke gjykuar rëndësinë ekonomike dhe gjeo-politike të Pekinit.

    “Mund të themi që liria e shtypit nëse është mirë tek ne, nuk ka rëndësi se çfarë ndodh jashtë, por rasti konkret tregon që liria e shtypit ka rëndësi kudo. Nëse do të kishim media të pavarura në Kinë mund të ishte shmangur katastrofa e pandemisë.”- është shprehur Rebecca Vincent, drejtoresha e Fondacionit për Lirinë e Shtypit e bazuar në Britani.

    Kujtojmë se në ditët dhe javët e para të shpërthimit të pandemisë, Kina tentoi të izolonte informacionet dhe të minimizonte riskun që vinte nga koronavirusi. Kjo u arrit kryesisht nëpërmjet kontrollit të mediave, të cilat nuk publikuan të dhënat e dala nga shkencëtarët kinezë që flisnin për një virus të frikshëm.

    Fondacioni për Lirinë e Shtypit, ngre alarmin e se media në Kinë nuk mund të neglizhohet dhe për pavarësinë e saj duhet të luftohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!