×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 14:29

    Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president. Helikopteri “Air Force One” me të cilin po largohen Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane, transmeton Reporteri.net.


    Ai u foli shkurtimisht gazetarëve ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan.

    Trump po thyen traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

    Trump dhe Melania do të bëjnë fluturimin e tyre të fundit me “Air Force One” deri në klubin e golfit të Mar-A- Logo të Trump në Palm Beach, Florida.

    Ky udhëtim i fundit zakonisht quhet “Mision Ajror i Veçantë”. Paraardhësi i Trump, Presidenti i 44-të Barack Obama, u largua nga Uashington në një fluturim të njohur zyrtarisht si Misioni Special Ajror 44. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!