×
  • Lajme
  • Botë

    Drama në aeroportin e Sarajevës, truprojat e Erdoganit përplasen me Policinë Kufitare të Bosnjës

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 23:28

    Një dramë e vërtetë u zhvillua sot në pistën e aeroportit të Sarajevës, kur konflikti shpërtheu midis pjesëtarëve të Policisë Kufitare dhe anëtarëve të sigurimit personale të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.


    Siç transmetojnë mediumet lokale, incidentin e konfirmoi drejtori i Policisë kufitare të BeH-së, Zoran Galiq, i cili e lavdëroi profesionalizmin dhe reagimin e pjesëtarëve të Njësitit të policisë kufitare të BeH-së, duke theksuar se, megjithatë, gjithçka ka kaluar pa probleme.

    “Ata të cilët vijnë në BeH duhet t’i respektojnë ligjet e BeH-së,e jo të tregojnë se janë mbi ta”, ka thënë Galiq, duke shtuar se anëtarët e presidencës së BeH-së kur udhëtojnë jashtë vendit çdoherë i respektojnë ligjet e shteteve tjera, raporton Klix.ba.

    Deri tek incidenti erdhi në pistë, kur anëtarët e sigurimit të Erdoganit refuzuan të kalojnë nëpër kontrollin e rregullt të aeroportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!