×
  • Lajme
  • Botë

    E akuzuan për vrasje në Bolivi, protestuesit e mllefosur detyrojnë kryetaren e komunës t’i pres flokët dhe të jep dorëheqje

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 18:34

    Kryetarja e një komune në Bolivi është lyer me ngjyrë të kuqe dhe është tërhequr zvarrë nga protestuesit, që e akuzojnë atë për vdekjen e dy protestuesve antiqeveritarë.


    Patricia Arce është tërhequr zvarrë nëpër qytetin Vinto dhe është poshtëruar në rrugë, duke e detyruar të gjunjëzohet dhe të nënshkruaj dorëheqjen

    Një djalë i ri që mbante maskë dhe vazhdimisht bërtiste “vrasës”, shihet se si e dërgon Arce drejt një platforme ku ia presin flokët dhunshëm.

    Kujtojmë që Bolivia është goditur nga protesta të dhunshme që nga ardhja në pushtet e presidentit Evo Morales.

    Protestuesit e shumtë gjatë të mërkurës kishin bllokuar urën që qon në Vinto, e siç raporton BBC dy protestues ishin vrarë, ku më vonë është konfirmuar se një 20-vjeçar nuk i mbijetoi plagëve të marra gjatë përplasjes me demonstruesit proqeveritar.

    Kryetarja e Vintos është detyruar ta nënshkruar dorëheqjen dhe të gjunjëzohet para masës, që e kishin futur në mes dhe po brohorisnin vrasës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!