×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe Danimarka shfuqizon të gjitha masat anti-COVID

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 7:40

    Derisa vende evropian akoma janë të brengosur për shkak të COVID-19 dhe valën e katërt të infeksioneve, në Danimarkë epidemia i takon të kaluarës.


    Në fakt, këtë të premte, ky vend do të shfuqizojë të gjitha masat kufizuese kundër COVID-19, kurse qeveria e atjeshme ka njoftuar se virusi më nuk paraqet “rrezik për shoqërinë”, transmeton Telegrafi.

    Ky vendim i qeverisë bazohet në faktin që 73 për qind e popullatës në Danimarkë është vaksinuar plotësisht me vaksinat kundër COVID-19, derisa 3 për qind tjerë tani kanë marrë vetëm një dozë.

    “Epidemia është nën kontroll”, tha javën e kaluar ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

    Duhet theksuar që Danimarka ka qenë ndër vendet e para që vitin e kaluar (më konkretisht më 11 mars 2020), aplikoi masën e izolimit total kur edhe shpërtheu pandemia, kurse tani është ndër vendet e para që plotësisht po hapet.

    Është interesant që danezët nuk pretendojnë se kanë çrrënjosur virusin apo këtë sëmundje. Me një fjalë – kanë gjetur mënyrën të jetojnë me të. Rikthimi në normalitet nuk do të ishte i mundur pa vaksinim masiv.

    Rreth 95 për qind e njerëzve më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë vaksinuar siç janë shtëpitë e pleqve dhe personat mbi moshën 60-vjeçare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!