×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan nis ta pranojë “gjunjëzimin” pasi humbi në Ankara

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 9:40

    Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, si rrallë herë ka folur me dëshpërim rreth përkrahjes së tij, duke pranuar humbjen në terma diplomatik.

    Ai ka thënë se qytetet ku humbi janë vullnet i qytetarit, duke shtuar se ajo duhet të pranohet si fakt i demokracisë, transmeton Reporteri.net.

    “Çdo humbje dhe fitore dëshmon vullnetin e popullit tonë dhe duhet ta pranojmë atë si fakt i demokracisë. Duhet të pranojmë se fituam zemrat e njerëzve në këto zgjedhje në shumë qytete dhe pavarësisht se humbën në disa do të sillemi si duhet ”, ka thënë Erdogan.

    E këto fjalë të autokratit turk erdhën pas humbjes në kryeqytetin turk, pas më shumë se 15 vjet qeverisjeje.

    Ndryshe, Erdogan kishte probleme në shumë qytete të mëdha, mirëpo nuk po heqë dorë nga fitorja në Stamboll./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!