×
  • Lajme
  • Botë

    Evakuohen pjesëmarrësit në një koncert në Zelandë të Re, një person i dyshuar ndodhej i pranishëm

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 10:29

    Pjesëmarrësit e një festivali që po mbahej në Zelandë të Re janë evakuar pak para se të mbahej një minutë heshtje për viktimat e masakrës në Christchurch. Pjesëmarrësit në koncert u evakuan nga pjesa kryesore e festivalit Homegrown, në Wellington, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së shtunës, transmeton Reporteri.net.


    Një minutë heshtje për të nderuar 50 viktimat e sulmit terrorist të Christchurch të 15 marsit ishte planifikuar për në orën 21:25. Policia ishte e shqetësuar lidhur me një person të pranishëm dhe vendosi të evakuonte në mënyrë të sigurt skenën.

    Organizatorët e festivalit u kërkuan atyre që të dilnin pak kohë para orës 10:00. 

    Nuk janë publikuar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!