×
  • Lajme
  • Botë

    Fjalët e fundit të gruas që u vra nga ish-bashkëshorti në Turqi: Nuk dua të vdesë

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 20:57

    Mediat turke kanë publikuar pamjet e fundit të një gruaje që u vra nga ish-bashkëshorti të dielën në Turqi.


    Në pamjet tronditëse që kanë ‘ngritur në këmbë’ një komb të tërë, dëgjohet viktima Emine Bulut teksa e mbuluar në gjak thotë “nuk dua të vdes”.

    Bulut nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe është kthyer në simbol kundër dhunës ndaj grave.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Provincën Kırıkkale më datë 18 Gusht. Emine Bulut u takua në një restorant me ish-bashkëshortin Fedai Baran për të diskutuar në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre 10-vjeçare.

    Pas debateve të nxehta, Fedai Baran goditi disa herë me thikë ish-bashkëshorten në sy të fëmijës së tyre.

    Në videon publikuar rishtazi dëgjohet Bulut teksa e mbuluar në gjak thotë “nuk dua të vdes”, ndërsa vogëlushja i përgjërohet së ëmës “të lutem mos vdis”.

    Bulut u dërgua me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Autori i vrasjes u largua me taksi nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë nga policia.

    Ngjarja e rëndë ka tronditur thellë opinionin publik, duke shkaktuar reagime të ashpra në median sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!