×
  • Lajme
  • Botë

    Franca në izolim, kryeministri: Rastet sot pacientë dhe viktima nesër

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 21:43

    Kryeministri francez Jean Castex njoftoi sot masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa rastet rriten në të gjithë vendin.


    “Vala e dytë është këtu” dhe “situata është e rëndë”, tha Castex në një konferencë shtypi të enjten ndërsa njoftoi shtrirjen e masave të ndalimit të coronavirusit në 38 departamente të tjera administrative në të gjithë Francën.

    Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në mesnatën e së Premtes. Kryeministri tha këto masa do të ndikojë në 46 milion njerëz ose dy të tretat e popullsisë francize.

    “Është e qartë, javët në vijim do të jenë të vështira, shërbimet tona spitalore do të vihen në provë”, tha Castex.

    Kryeministri tha se masat do të qëndrojnë në vend për gjashtë javë, duke shtuar se situata do të vlerësohet javën e ardhshme dhe se rregullat e shtetrrethimit mund të shtrëngohen nëse është e nevojshme.

    “Nëse nuk arrijmë të ndalojmë pandeminë, do të përballemi me një situatë të rëndë dhe do të duhet të parashikojmë masa shumë më të ashpra”, tha Castex.

    Sipas Kryeministrit, shkalla e incidencës, që do të thotë numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 për 100,000 banorë, u rrit me 40% në një javë, për të arritur 251 në territorin kombëtar. Shkalla e riprodhimit të virusit është rreth 1.35, që, në terma konkretë, do të thotë dyfishim i numrit të rasteve në pesëmbëdhjetë ditë.

    “Qarkullimi i virusit është në një nivel jashtëzakonisht të lartë,” tha Jean Castex. Ai paralajmëroi situata do të jetë më kritike në nëntor. Kryeministri ka bërë parashikimin e frikshëm duke thënë se “numri i të vdekurve do të “vazhdojë të rritet. Rastet e reja sot janë pacientët e spitalit të së nesërmes dhe fatkeqësisht ndonjëherë vdekjet e pasnesërme“.

    Sipas vendimit të qeverisë për shkelësit do të aplikohet gjoba 135 euro, ndërsa shkelësit e përsëritur mund të përballen me gjobë deri në 3,750 euro. Rreth 12,000 oficerë policie dhe xhandarësh, përveç ekipeve të policisë bashkiake, u vendosën për të zbatuar shtetrrethimin fillestar./ France24

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!